Social

Program Formimi për operatorët Caritas?

Për arsye se territori i Administratës Apostolike të Jugut ka një shtrirje të gjerë, u vlerësua si e nevojshme një periudhë formimi relativisht e gjatë për operatorët që operojnë pranë Caritas dhe misioneve fetare. Programi i parë i formimit pati një kohështrirje prej një viti, ndersa një tjetër projekt parashikoi një periudhë kohore prej 3 vjetësh, në mënyrë që të mbulohet i gjithë territori.

Në projekt u trajtuan tema të tilla si identiteti Caritas, vullnetariati, puna në rrjet, qendrat e dëgjimit, si të shkruhet dhe menaxhohet një projekt etj. Takimet kanë qenë frekuentuar dhe vlerësuar shumë pozitivisht nga pjesëmarrësit dhe është parë nevoja e një formimi më kostant, edhe sepse territori i Jugut ka pak priftërinj, të cilët mund të mendojnë për formimin.

Programi rinor

Në kuadër të programit rinor, në bashkëpunim me Caritas Shqiptar, Caritas Gjermani dhe Qeverise Gjermane, ka lindur në Cërrik Qendra ditore “Balonat” . Qendra ka shërbyer si një vend takimi për fëmijët rom dhe egjiptianë, me qëllim integrimin dhe ndihmën në edukimin formal dhe jo formal të tyre. Gjatë kësaj kohe aktivitetet kryesore kanë qenë asistenca shkollore dhe animacioni.

Pas dy vjetësh pune dhe aktivitete shërbimet që ofrohen në qendër zgjerohen pasi falë financimit nga qeveria gjermane në qendër ngrihet një staf multidisiplinar ku përfshihet: koordinatori lokal që merret me koordinimin dhe menaxhimin e qendrës, doktoresha pediatre që ofron këshillimin mjekësor dhe kuron anën shëndetësore të fëmijëve, animatori i terrenit që merret me problemet e terrenit e komunitetit dhe mban lidhjet me institucionet, asistenti social që merret me kurimin e rasteve të veçanta, mësuesja që ndjek ecurinë shkollore të fëmijëve dhe animatorët e qendrës që organizojnë pjesën e animacionit.

Aktiviteti kryesor i përditshëm në qendër është asistenca shkollore në kryerjen e detyrave dhe animacioni. Ndërkohë që në raste të veçanta apo festash fëmijët e qendrës përgatisin spektakle apo fushata të ndryshme kundrejt komunitetit. Shpesh me fëmijët organizohen ekskursione apo aktivitete të përbashkëta me qendra të tjera.

Ne interes së ecurisë sa më të mirë të fëmijëve, në qendër shpesh organizohen takime formimi me prindërit e fëmijëve, për të cilët qendra është bërë edhe një pikë referimi.

Një pikë e fortë e qendrës “Balonat” është dhe bashkëpunimi mjaft i mirë edhe me institucionet, si me shkollën, spitalin, bashkinë e qytetit etj.

Fuqizimi i Caritas Shqipëria e Jugut

Programi i Fuqizimit të Caritas jug, ka pasur qëllim të promovojë e të krijojë në zonën e ndërhyrjes, jugun e Shqipërisë, një mentalitet Caritas, duke favorizuar koordinimin ndërmjet realiteteve të ndryshme fetare të pranishme në brendësi të zonës jugore. Kjo nëpërmjet objektivit specifik të promovimit të vullnetariatit dhe të qytetarisë aktive nëpermjet një vepre shenjë që t’i ofrojë komuniteteve vendore një mundësi për të vepruar në mënyrë te koordinuar dhe të hapë një debat lokal mbi probleme të një interesi të përbashkët. Në kuadër të programit në një pjesë të Shqipërisë së jugut, me pjesëmarrjen e 8 qendrave janë zhvilluar takime formimi dhe shkëmbimi me operatorët e vullnetarët  që operojnë pranë misioneve si dhe u dha një shtysë në lindjen e disa qendrave ditore dhe në mbështetjen e atyre ekzistuese pranë këtyre misioneve.

Promovimi e rolit të gruas

Caritas Jug në bashkëpunim me Caritas Shqiptar dhe Secours Catolique ka aktivuar programe për të ndihmuar gratë, mbi të gjitha në fshat, të forcojnë pozitën e tyre brenda familjes dhe shoqërisë. Programi parashikon aktivitete kulturore, solidariteti dhe aksionesh komunitare në favor të komunitetit.

Në kuadër të kësaj inisiative, në bashkëpunim me “Bijat e Dashurisë të shën Vincenzo de Paolit” të Provincës së Napolit, ka lindur edhe programi Më jep një mundësi”, i cili është zbatuar në vitin 2013. Objektivi i këtij programi ishte t’i japë një shpresë ndryshimi cilësisë së jetës një grupi grash, shtëpiake, t’i ofrojë atyre mundësinë për të mësuar një zanat duke frekuentuar një kurs profesional me shpresën për të punuar për të mbajtur familjen e për të qenë të pavarura  

 

BINJAKEZIME

Program binjakëzimië ndërmjet “Shkollës fillore Shën Stefano, Lecco “Shkolla Osman Gjini, Mollas

Propozim i një programi formimi në favor të mësuesve të shkollës fillore të fshatit Mollas me qëllimin për të pasuruar aftësitë e tyre dhe metodologjinë didaktike për të inkurajuar tek nxënësit e tyre ndryshime pozitiv.

Laboratorët, që i dedikohen gjuhës ekstraverbale, përfaqësojne momente rëndësie për të gjithë nxënësit, por mbi të gjitha karakterizojne aktivitetet e predispozuara apostafat për fëmijët me aftësi ndryshe.

Në këto  fusha mësimi ata eksperimentojnë dhe operojnë me grupe moshatarësh duke zhvilluar dhe rafinuar aftësinë dhe mundësitë komunikative në respektin e mirëqënies psiko-fizike të secilit…

Si përmbledhje laboratori promovon qëndrimin se bashku, favorizon kulturën e përkatesisë, lejon zhvillimin e inteligjencës multiple, forcon e konsolidon fitimin e njohurive.

 

Programi mbi “FUQIZIMIN DHE QENDRUESHMERINE FINANCIARE TE CARITAS-EVE DIOQEZANE”

Qysh prej fillimit të ketij viti ka filluar në Dioqezën e Jugut projekti mbi “FUQIZIMIN DHE QENDRUESHMERINE FINANCIARE TE CARITAS-EVE DIOQEZANE” Projekti eshte I mundësuar nga “Renovabis” në bashkepunim me Caritas Shqiptar, i cili luan dhe rolin e shoqëruesit për Carita-et Dioqezane gjatë implementimit të projektit.

Qëllimi kryesor i projektit është të rritet efektiviteti dhe qëndrueshmëria e Caritase-eve Dioqezane përmes rritjes së përformancës organizative dhe kuptueshmërisë mbi identitetin e Caritas. Ndërsa objektivat e tij janë:

Rritje e kapaciteteve menaxhuese të stafit të Caritaseve Dioqezane, në zhvillimin e programeve eficente në ndihmë të varfërve dhe grupeve të përjashtuara

  • Ndërtimi i kapaciteteve të vullnetarëve  dhe bashkëpunetorëve dioqezan në mobilizimin e komunitetit si dhe rritjen e dukshmërise se shërbimeve të Caritas
  • Rritje e qendrueshmërise financiare duke zhvilluar fushata sensibilizuese dhe lobuese.

Me synim të rritjes së kapaciteteve të stafeve dioqezane janë zhvilluar disa trajnime me tema si ”Organizimi i komunitetit”  dhe “Menaxhimi financiar dhe plani strategjik

Trajnim mbi organizimin e komunitetit

Në datat 23-24 Tetor, 2015 është zhvilluar në Lumas trajnimi mbi Organizimin e komunitetit për Dioqezën e Jugut. Trajnimi është zhvilluar nga Paul Cromëell,një ekspert me shume vite përvojë në këtë fushë. Në trajnim kanë marrë pjesë 48 persona nga 7 zona të Dioqezës Jug, përkatësisht Mollas, Cërrik, Lumas, Gostimë, Gramsh, Elbasan dhe Kucove.

Gjatë trajnimit është diskutuar dhe praktikuar metodologjia e leximit të nevojave në territor dhe është në punën në grupe janë listuar disa nga nevojat kryesore të zonave ku jetojnë.

Gjithashtu në trajnim janë planifikuar hapat e radhës për vazhdimin e këtij proçesi në të gjitha zonat që kanë pranuar të bëjnë organizim komuniteti. Në vazhdimësi është planifikuar takimi i radhes më 21 tetor me të gjithe pjesëmarrësit për bashkëndarjen e vështirësive dhe hapave që janë ndërmarrë deri në këtë moment.