Agro – Turizmi

Kripa e Tokëështë një projekt promovimi i Komuniteteve lokale të vetëmbështetura në Jug të Shqipërisë nëpërmjet bujqësisë së vetëmbështetur dhe turizmit dhe që është zhvilluar pergjate viteve 2016-2017.

Zona e Projektit ka qenë Jugu i Shqipërisë, qarku Elbasan, qarku Berat dhe Qarku i Sarandës, fshati Gostimë, në zonën rurale të Floqit dhe në qyetet e Beratit dhe Sarandës.

Objektivi i Përgjithshëm i këtij programi është të mbështeten komunitet lokale në përgjigjen ndaj nevojave dhe dëshirve të përmirësimit të cilësisë së tyre të jetës dhe të kohezionit social në territorin e tyre.

Objektiv specifikë janë:

  • Të promovojë turizmin social dhe agrikulturën e vetëmbështetur brenda një modeli ekonomie civile

  • Të zhvillojë aktivitete gjeneruese të ardhurash, njëkohësisht respektuese ndaj ambjentit dhe të afta të përfshijnë komunitete brenda proceseve të përgjegjshmërisë dhe pjesëmarrjes.

  • Të kontribuojë në lindjen e një embrioni të parë të kooperativës bujqësore në fshatin Gostimë.