Caritas Jug që prej vitit 1992-1993 ofron kujdes shëndetësor parësor nëpërmjet rrjetit të ambulancave  (11 të tilla) të lokalizuara në zona të ndryshme të Shqipërisë se Jugut. Nga ky shërbim përfitojnë çdo vit rreth shumë persona.  Caritas Jug vlerëson rolin e padiskutueshëm të misionarëve dhe vullnetarëve laikë në mbarëvajtjen e shërbimeve në këto qendra, duke i kthyer ato shpesh në qendra të specializuara për mjekime dhe trajtime specifike (përmendim këtu trajtimin e plagëve nga djegie të gradëve të ndryshme në qendrat shëndetësore të lokalizuara në: Elbasan, Gramsh, Lumas, Mollas, Lushnje, Uznovë, Fier, Plug, Sarandë, Orikum, Vlorë,   etj).

Çdo qendër është në funksion të të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie, moshe apo gjinie dhe për më tepër çdo shërbimi  ofrohet falas.

Llojet e shërbimeve që ofrohen janë:

-          Vizita mjekësore nga mjekë specialist vendas dhe të huaj;

-          Kujdes shëndetësor në banesë;

-          Mjekim i specializuar;

-          Kujdes shëndetësor multidisiplinar për personat me aftësi ndryshe;

-          Shërbime të fizioterapisë; (në disa vende)

-          Kurse formimi për punonjësit e shëndetësisë;

-          Edukim shëndetësor në komunitet;

-          Shpërndarje medikamentesh, materialesh mjekësore dhe pajisjesh mjekësore qendrave shëndetësore dhe spitaleve, kur ka patur mundësi;

 

Në kuadër të këtij programi dhe në mbështetje të grupeve vunerabël,  Caritas Shqiptar  edhe ne Jug të Shqipërisë ofron në disa zona  kujdes paliativ në banesë për persona të diagnostikuar me sëmundje terminale apo kronike invalidante nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të përbërë nga mjeku, 2 infermiere dhe asistentja shpirtërore.

Projekti është i shtrirë në tre zona të Shqipërisë: Lezhë, Rrëshen dhe Elbasan dhe asiston afërsisht 100 persona me sëmundje terminale.

Qëllimi i këtij shërbimi është lehtësimi i dhimbjeve dhe shoqërimi i pacientëve terminal drejt një vdekje dinjitoze.

Ekipi multidisplinar që ndjek pacientët është i kualifikuar, ofron kujdes mjekësor dhe mbështetje shpirtërore në banesë për pacientin dhe familjarët e tij.

Kërkesat janë të shumta, por mbështeten ato familje që janë në kushte më të vështira ekonomike, projekti u vjen në ndihmë atyre duke mbuluar shpenzimet për medikamente dhe materiale mjekësore të cilat kanë një kosto të lartë dhe të papërballueshme.

Deri më tani, Caritas-i Shqiptar është i vetmi që ofron këtë shërbim vangardë dhe të specializuar në rrethet e lartpërmendura.