Ne kuader te projektit  “Mbeshtetja e organizatave te shoqerise civile ne fuqizimin e aftesive teknike, perfshirjen e peronave me aftesi te kufizuar dhe standartet e Europes Juglindore”  i cili synon permiresimin e aftesive e OSHC in Evropen Juglindore ne menaxhimin e proceseve te perfshirjes dhe ne promovimin e politikave te perfshirjes sociale  , eshte zhvilluar sot, ne date 16/05/2016, ne Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinci”  Elbasan,  nje vizite njohese me funksionimin e sistemit te aftesise se kufizuar e mendore ne vendin tone. Te pranishem ne takim kane qene perfaqesues te  Caritas Italian  , Caritas Shqiptar dhe  Caritas Jugu I Shqiperise.

foto 3 foto 2

foto 1 foto 4

 

 

 

Observatori i varfërisë dhe burimeve, ‘’Me sytë e fëmijëve’’

Observatori i varfërisë dhe burimve ‘’ Me sytë e fëmijëve’’ kërkon të jetë një përpjekje e përbashkët ndërmjet disa aktorëve që operojnë në fushën e Bamirësisë, për të njohur dhe evidentuar situata varfërie në zonën e Administratës Apostolike të Jugut e marrë në studim. Një nga treguesit kryesore të mirëqënies së një vendi në fakt, janë kushtet e jetës së fëmijëve.

Për këtë arsye për të filluar observatorin janë  marrë në studim kushtet e jetësës së fëmijëve të qendrave ditore të cilëve iu është dhënë jetë në këto zona. Studimi, nuk është thjesht një qëllim në vetvete, por është një tentativë për të gjetur alternativa e zgjidhje të mundshme për zbutjen e problemit. Që ky  studim të ishte sa më i plotë e më i vlefshëm, në brendësi të tij janë marrë në konsideratë dhe janë trajtuar disa aspekte të rëndësishme, plotësuese të kuadrit të përgjithshëm të tij. Kështu:

Në kapitullin I, është përshkruar një pjesë e mirë e konteksit historik që ka kaluar vendi i Shqiponjave, Shqipëria gjatë shekujve, me një sy të veçantë ndaj lindjes, zhvillimit të krishtërimit, shkaqeve që çuan në kthimin e shumë shqiptarëve në myslimane, mbrojtjes së besimit katolik edhe pas persekutimit mizor të komunizmit etj…Përshkrimi është i shoqëruar edhe me pasqyrimin e situatës ekonomike së Shqipërisë në secilën etapë.

Po në këtë kapitull, jepet një pasqyrë përmbledhëse e situatës së sotme të kishës në Shqipërinë e Jugut, me të dhëna mbi numrin e të pagëzuarve dhe të pranisë së misioneve katolike operuese në pikat përkatëse të shpërndara në këtë territor.

Kryerja e Observatorit të Varfërisë dhe Burimeve është për Shqipërinë një përvojë relativisht e re, por mjaft e rëndësishme. Për këtë qëllim në këtë kapitull, është shpjeguar çfarë është një Observator varfërie, rëndësia e kryerjes së studimeve të tilla si një pikënisje për punën e Caritas  për ndihmën ndaj të varfërve, të shoqëruara këto me të dhëna të përftuara nga studime të mëparshme mbi situatën e varfërisë në Shqipëri.

Në kapitullin e dytë hyjmë në zemër të studimit. Këtu gjejmë të shpjeguar pyetësorin e aplikuar tek fëmijët, prindërit, drejtuesit dhe mësuesit  e shkollave dhe rezultatet përkatëse, të pasqyruar në tabela. E gjithë kjo pasi është bërë edhe një prezantim i secilës qendër ditore, subjekte të studimit.

Në kapitullin e tretë janë paqyruar punime individuale të disa fëmijëve mbi mënyrën se si e shohin ata varfërinë, si e mendojnë ata jetën e tyre në kushte të tjera. Çdo punim është i shoqëruar me analizën përkatëse.

Por fëmijët nuk flasin vetëm me fjalë. Shumë nga ajo që kanë brenda ata e shprehin edhe me anë të imazheve e vizatimeve. Në vazhdim të kapitullit gjendet një analizë e detajuar e përpunuar nga një psikolog, mbi shumë punime të kryera nga fëmijët e qendrave, e shoqëruar me grafikët përkatës.

Së fundi, si çdo studim, është bërë një përmbledhje e përfundimeve të gjetura  dhe rekomandimeve të studimit, të cilët, në të njëjtën kohë shënojnë edhe pikën e nisjes së punës në fazat në vazhdim për përmirësimin e situatës së fëmijëve.

Kjo është ajo që kemi dashur, duke realizuar këtë studim, por mbi të gjitha është ajo që shpresojmë me të gjitha forcat tona për këta fëmijët tanë që jeta I ka vendosur në kushte jo të lehta jetese.

Karitasi Famullitar
‘’Dashuria për të afërmin e rrënjosur në dashurinë e Zotit është mbi të gjitha detyrë e çdo besimtari, por është edhe një detyrë për të gjithë komunitetin kishtar dhe kjo në të gjitha nivelet e tij: e komunitetit lokal të Kishës në veçanti deri tek Kisha universale në gjithësinë e saj’’ (Kfr. DKE, 20)
Karitasi famullitarë shtë organizmi baritor i krijuar për të animuar famullinë, me objektivin për të ndihmuar të gjithë për të jetuar dëshminë, jo vetëm si fakt privat, por si një përvojë komunitare, themeluar nga Kisha. Ideja vetë e Karitasit famullitar kërkon, mbi të gjitha, një famulli “komunitet besimi, lutjeje dhe dashurie”. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë Karitas aty ku nuk ka “komunitet”, por ka të bëjë më tepër me investimin, me energjitë e pakta a po të shumta të Karitasit famullitar nën dërtimin e “komunitet besimi, lutjeje dhe dashurie”. Sikur dëshmia komunitare e bamirësisë të ishte së bashku pika e mbërritjes për t’u arritur ose mjeti, (ose të paktën një nga mjetet), për të ndërtuar bashkësinë. Një ushtrim që duhet praktikuar në mënyrë të vazhdueshme.
Çfarë pritet nga Karitasi famullitar?
Çdo famulli, që është fytyrë e Kishës, e konkretizon misionin e saj rreth:
• shpalljen e fjalës
• festimin e hirit
• dhe dëshminë e dashurisë
Eshtë eksperiencë e përbashkët që kanë njerëzit, në famulli, një apo disa persona që përkrah priftit në kujdesin dhe realizimin e këtyre tre koordinatave. Janë “operatorët” baritorë, ata që “bëjnë” (operojnë) konkretisht diçka. Pas Këshillit të Vatikanit II, baritorja pasurohet nga një figurë e re: ai që “bën që të bëjnë të tjerët” ose më mirë “bën, qët ’i vërë të tjerët në kushte për të bërë”. Është “animatori baritor”.
Karitasi famullitar, kryesuar nga famullitari, është i formuar nga figura të tilla të tipit: një grup personash (por në komunitete të vogla mund të flitete dhe për një person) që ndihmon famullitarin në planin e animacionit të dëshmisë të bamirësisë më shumë se në atë operativ në shërbim të të varfërve. Objektivi kryesor është të nisesh nga fakte konkrete:
• nevoja,
• burime,
• urgjenca,
• dhe të realizojë rrugetime edukative të finalizuara në ndryshime konkrete në stilet e jetës së zakonshme të individëve dhe të komuniteteve/grupeve, në fushën kishtare e civile (animacion).

Si të punosh me një objektiv kaq të lartë?
Eksperienca është reflektimi i nisur në vitet e fundit që çon në përcaktimin e disa gurëve themeli mbi të cilat të themelohet puna e çdo karitasi edhe në famulli:

përcaktimi i marrësit/protagonist në shërbimin e animacionit: të varfërit, Kisha dhe territori/bota

një metodë pune e bazuar në dëgjim, nëvëzhgim dhe në aftësinë dalluese, finalizuar në animacion

kapaciteti për të gjetur, midis të gjitha veprimeve të mundshme, ato që janë në gjendje të lidhin urgjenca dhe përditshmëri, që do të thotë të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme e për të çuar në një ndryshim në të ardhmen

zgjedhja për të ndërtuar dhe propozuar rrugëtime edukative, nëgradë që të ndikojë konkretisht në jetët e njerëzve dhe të komunitetit

përqëndrimi në animimin dhe në metodat baritore të mandatit të Karitasit, të zmadhosh pritshmëritë në planin operativ, jep mundësinë të ndërtojë organizmin baritor nga madhësitë dhe të situatave në famulli. Në fakt në çdo kontekst, edhe pse me modalitete të ndryshme, është e mundur të promovosh kujdesin e marrëdhënieve, njohjen e kontekstit, mundësinë për të zgjedhur sëbashku si të reagojmë, në dritën e misionit të Kishës në Botë.