Emergjenca 2016

Caritas Jugu I Shqiperise ka filluar nje bashkepunim me Caritas Shqiptar fazen e pare te programit te emergjencave  Nentor 2016, sipas se ciles eshte parashkuar te nderhyet duke ndihmuar me pako ushqimore, detergjente, shtroje dhe veshje per femije.

Operatoret e Caritas Jug kane filluar evidentimin e familjeve te demtuara duke bashkepunuar me misionaret e vendosur ne terrritorin e Jugut.  Ne kete aktivitet jane angazhuar edhe vullnetare qe operojne prane misioneve.

foto 2 emergjenca

 

 

Pas fazes se evidentimit te familjeve, ka perfunduar edhe faza e shperndarjes se pakove ne qytetet Elbasan, Fier, Kucove, Lushnje, Vlore dhe Gjirokaster. 

  1 emergjenca                                     3 emergj


 

Emergjenca refugjatëve kosovare viti 1999

Caritas Jugu I Shqipërisë iu përgjigj menjeherë edhe vërshimit të refugjatëve kosovare ne vitin 1999. Ajo ndihmoi me:

 

Strehim dhe ushqim

Në këtë situatë kaq të ndërlikuar nevoja e parë ishte ajo e strehimit të cilës Cartas iu përgjigj me bashkepunimin e kongregatave rregulltare. Karakteristike për shërbimin e kryer në tërësi, ishte shumëllojshmëria e zërave të punës. Duke pasur parasysh se kërkesat njerëzore janë të gjithanshme, për të mbuluar nevojat e ndryshme që i vumë vetes, na u desh që të angazhojmë një sërë personash  Në ushqime, duke filluar që nga minimalja, shpërndarja e frutave të freskëta, sukot, apo edhe suplemente të tjera ushqimi të freskët, shërbimi ynë ishte për shumë persona. Ndërsa për sa i përket sendeve të tjera të domosdoshme për të organizuar jetesën, duke nisur nga krevatet, dyshekët e batanijet dhe duke vazhduar më tej, me tenxheret për të gatuar, mjetet e ndryshme për të organizuar kërkesat e jetës së përditshme e deri karrocat për të sëmurët, statistikat, na ballafaqojnë me shifrën e shërbimit për shumë persona. Në shërbimin e drejtëpërdrejtë të Caritasit, u shpërnda ushqim i ngrohtë. Në vendet ku nuk kishte ujë na u kërkua dërgimi i ujit të pishëm.

 

Asistence formimi per femijet kosovare
–    Rëndësi të madhe, për ne, në ato ditë mori edhe përkudesja e formimit për fëmijët kosovarë. Caritasi jug kreu një sërë ndërhyrjesh mjaft të vëmendshme në këtë aspekt. U angazhuan si vullnetarë te rinj  që zhvillonin animacion dhe mbeshtetje shkollore per femijet .

 

Asistence per bashkimin e familjeve kosovare te ndara
–    Për familjet e ndara, që nuk diheshin ku ishin anëtarët, në përpjekjen për të kërkuar e bashkuar njërëzit (duke përdorur telefonat apo çdo paisje që disponojmë).

 

Asistence ne fushën e shendetesise
– Në fushën e shëndetësisë bashkëpunimi me qendrat Caritas (ku dukshëm është ndjerë kontributi i motrave), nëpër pikat e ndryshme ambulatore, të cilat i kemi pajisur më së miri me të gjitha medikamentet e pajisjet që kërkonte gjendja immediate. .

 

 

Emergjenca e permbytjeve 2002

Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijoi një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës.

Caritas Jugu i Shqipërisë sensibilizoi dhe mobilizoi komunitetin per t’iu përgjigjur nevojave imediate pas përmbytjes. Si rrjedhim u aktivizuan vullnetare që sensibilizuan disa shkolla, komunitete të krishtera e misione të cilat kontribuan në veshje, ushqime e kontribut monetar, të cilat u transportuan me të njëjtet vullnetarë  në zonën e  Dajc dhe Vau I Dejes.

 

Emergjenca e përmbytjeve 2015

Në rastin e përmbytjeve në zonën Fier – Vlorë Caritas Jug iu përgjigj kësaj emergjence me sigurimin  25 ton misër  ushqim për kafshët dhe  47 pako ushqimore, të siguruara me bashkëpunimin e ngushtë të famullisë së Dajcit. Ushqimi është shpërndarë në fshatin Ferras.

Në fazën e dytë të emergjencës, në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar janë shpërndarë në familjet e prekura në 3  zona me shume te prekura në rrethin e Beratit, Fierit e Vlores.  Ky program eshte ende ne vazhdim.